Shtëpia më e shtrenjtë në botë: Kushton 1 miliard euro

Ndryshe

Shtëpia më e shtrenjtë në botë: Kushton 1 miliard euro

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 13:48
Vila “Les Cedres”

Ka dalë në shitje ajo që cilësohet si shtëpia më e shtrenjtë në botë.

Dikur në pronësi të ish-mbretit belg, Leopold II, shtëpia kushton 1 miliard euro.

Ajo ka dhjetë dhoma gjumi, një pishinë olimpike dhe zotëron një pamje fantastike në Saint-Jean-Cap-Ferrat, pranë Nisës në Francës.

Ajo ka një prej kopshteve më të bukura në Evropë, me 15 mijë bimë dhe rreth 20 sera me bimë të rralla tropikale.

Vila “Les Cedres” aktualisht është në pronësi të Suzanne Marnier-Lapostolle, pjesë e dinastisë së likereve ‘Grand Mariner’.

Vila ka qenë pjesë e familjes prej vitit 1924.

Aktualisht në vilë janë të punësuar 15 kopshtarë me kohë të plotë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat