Video e frikshme/ Aligatori i këput gishtin pronarit

Ndryshe

Video e frikshme/ Aligatori i këput gishtin pronarit

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 22:42
Aligatori i këput gishtin pronarit

Kujdestari i kafshëve është sulmuar nga një aligator në momentin kur ai së bashku me kolegen e tij, po i shpjegonin një turisti se si ta mbante atë.

Në momentin kur turisti ulet mbi kafshë, kjo e fundit del jashtë kontrollit dhe i kafshon gishtin pronarit. Britmat e tij nga dhimbja dëgjohen dhe në video.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Pyjeve në Kolorado të SHBA-së. Ai nxitoi për në spital dhe mjekët arritën t’ia vendosnin pjesën e këputur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat