Doktori vejan në mërzi të madhe, sepse i “vdiq” edhe “gruaja” e dytë që kurrë jo nuk i ka thënë!

Ndryshe

Doktori vejan në mërzi të madhe, sepse i “vdiq” edhe “gruaja” e dytë që kurrë jo nuk i ka thënë!

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 21:13
Zhang Wenliang

Një burrë nga Sichauni i Kinës, që ka mbetur i vejë pasi i ka vdekur gruaja nga kanceri, e ka blerë një kukull gome të cilën e ka konsideruar si grua të dytë.

Zhang Wenliang, i cili ishte për 40 vite në martesë, kur ka mbetur pa bashkëshorten e jetës ka zgjedhur të jetojë me këtë lodër të destinuar për simulimin e marrëdhënies seksuale.

Por, për fat të keq, 70-vjeçari ka mbetur edhe pa këtë mjet me përmasa njerëzore, sepse i është ndarë në gjysmë.

I dëshpëruar për këtë ndodhi, ai është mërzitur keq, ndaj mendon ta padisë kompaninë e prodhimit.

Për një vit me radhë, Wenliang kishte bërë gjithçka me kukullën e silikonit, përfshirë edhe shëtitjen jashtë shtëpisë.

Doktori i pensionuar për çdo ditë e kishte veshur me rrobet që i përkisnin gruas së tij të parë.

“Është një tragjedi tjetër për mua, sepse më vdiq edhe gruaja e dytë”, ka thënë ai për lodrën që lëshon tinguj dhe i ndryshon temperaturat e trupit. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat