Pamje dramatike/ Aligatori i këput gishtin një turisti (+18)

Ndryshe

Pamje dramatike/ Aligatori i këput gishtin një turisti (+18)

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 11:19
Pamje nga video

Këto janë pamje dramatike, ku një aligator i këput gishtin një turisti mesditën e së enjtes në parkun, Pike National Forest, në Kolorado, SHBA.

Dy persona të specializuar për t’u kujdesur për aligatorët ishin duke i shpjeguar një turisti, se si t’i afrohej dhe të mbante këtë kafshë gjigande dhe të rrezikshme shkruan Daily Mail.

Siç e shihni dhe në video, vajza i tregon turistit se si duhet të sillet dhe se ku duhet të vendosë duart që aligatori mos ta sulmojë. Pastaj ajo ngrihet duke ia lënë vendin turistit.

Ulja e turistit mbi aligator e ka acaruar në maksimum kafshën e egër, i cili ka filluar të lëvizë pa pushim, duke e hedhur poshtë atë.

Në atë moment ai i ka kafshuar dhe gishtin e madh të dorës. Në video dëgjohen dhe britmat e turistit. Menjëherë ai dërgohet në spital, por fatkeqësisht mjekët nuk i shpëtuan dot gishtin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat