Nëna e shoqëruar nga djali, shqyhet për së gjalli nga qentë endacakë

Ndryshe

Nëna e shoqëruar nga djali, shqyhet për së gjalli nga qentë endacakë

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 15:16
Ilustrim

Një nënë u shqye për së gjalli në një plazh nga një grup prej 100 qenëve endacakë.

Sipas dëshmitarëve bëhet e ditur që gruaja e njohur si Siluvamma, ishte duke ecur në plazh të Keralas, në Indinë Jugore, derisa qentë endacakë iu vërsulën duke ngrënë atë rreth gjymtyrëve të saj.

Kur ngjarja ndodhi, gruaja ishte nën shoqërimin e djalit të saj i cili gjendjen e përshkruajti shokuese por që nuk arriti të shpëtonte dot nënën e tij.

Image

Ai përfundimisht tha se u detyrua të futej në det për t’iu shpëtuar sulmeve të qenëve për të mos pësuar sikurse e ëma e tij e cila ndërroi jetë në mënyrë të tmerrshme.

‘’Nëna ime shkoi në plazh në mbrëmje. Kur ajo u vonua unë shkova për ta kërkuar’’ u shpreh djali i të ndjerës, për mediat e huaja.

‘’Kur arrita rreth plazhit, ajo që pash ishte shokuese. Nëna ime ishte duke u sulmuar nga mbi 100 qenë endacakë.  Ajo ishte e gjakosur në gjithë trupin’’, tha djali i zonjës 65 vjeçare e cila u shqye për së gjalli nga qentë endacakë .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat