Vajza i vdes nga i nxehti në makinë, e tmerrshme çka bën babai për ta ngjallë

Ndryshe

Vajza i vdes nga i nxehti në makinë, e tmerrshme çka bën babai për ta ngjallë

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 09:04
Ilustrim

Në Dallas të Shteteve të Bashkuara, një prind ka dashur ta ngjallë vajzën që i kishte vdekur në veturën e nxehtë, duke e ftohur në frigorifer.

Michael Thedford i ka sjellë tre fëmijët e tij nga kopshti, i ka futur në shtëpi dhe e ka zënë gjumi.

Por, 33-vjeçari ka harruar se ka lënë në veturë edhe një gjashtëmuajshe.

Pasi është zgjuar, ai i ka parë tre fëmijët, por jo vajzën e vogël.

Pasi e ka gjetur pa shenja jete, ai e ka marrë dhe e ka futur në ftohës, ndërsa ka telefonuar ndihmën e shpejtë dhe gruan e tij.

Mirëpo, fëmija që kishte qëndruar për një kohë të gjatë në veturën nën diell përcëllues, ndërsa temperatura shënonte 32 gradë Celsius, nuk është ngjallur.

Për këtë arsye, Thedford do të dalë para drejtësisë, nën akuzën për vrasje pa paramendim dhe neglizhencë të fëmijës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat