Kjo makinë u shit për një çmim të pabesueshëm

Ndryshe

Kjo makinë u shit për një çmim të pabesueshëm

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 12:07
Makina Fiat 600 Jolly”

Makina që shikoni në foto është një “Fiat 600 Jolly”. Ajo është prodhuar në vitin 1961 dhe ishte “protagonistja” kryesore e eventit “Monterey Car Week” në Santa Monica, SHBA.

E hedhur në ankand gjatë këtij aktiviteti, kjo makinë është shitur për një çmim prej 121 mijë dollarë (108 mijë euro).

Ky model është përdorur në vitet ‘60-’70 nga njerëz të famshëm si Aristotle Onassis dhe Grace Kelly.

E restauruar plotësisht muajt e fundit, ajo e ka dyfishuar vlerën e saj fillestare prej 70 mijë dollarësh në hapje të ankandit.

Çmimi me të cilin u shit ka vendosur një rekord të ri për modelin “Fiat 600 Jolly”, por vendin e parë për këtë markë e mban një “EdenRoc” e vitit 1956.

Me vetëm dy ekzemplarë në botë, të prodhuar në këtë sasi me kërkesën e vetë presidentit Gianni Agnelli, ajo është shitur për 660 mijë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat