Gjendet perla më e madhe në botë

Ndryshe

Gjendet perla më e madhe në botë

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 17:35
Perla më e madhe në botë

Autoritetet në Filipine deklarojnë se kanë gjetur perlën më të madhe natyrale në botë, e cila peshon 34 kilogramë.

Faktikisht perla është gjetur 10 vjet më parë nga një peshkatar që nuk e kishte idenë e vlerës së saj dhe që e ruajti si një objekt fatsjellës. 

“Ne u habitëm kur ai e solli tek ne”, thanë autoritetet. Këto të fundit po presin konfirmimin e ekspertëve, që nëse del pozitiv do ta bëjë objektin perlën më të madhe në botë. 

Objekti, i cili nuk ka formën tradicionale të perlës, është 61 centimetër i gjerë, 30 cm i gjatë dhe nëse rezulton i vërtetë do të thyejë rekordin e mëparshëm të Perlës së Lao Tzu, që peshon 6.4 kg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat