8 vjeçari tenton të vetëvritet, arsyeja është e dhimbshme

Ndryshe

8 vjeçari tenton të vetëvritet, arsyeja është e dhimbshme

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 18:45
Rex Morgan

Një grua ka treguar për momentin kur djali i saj tetë vjeçar që ka autizëm, ka provuar ta vrasë veten, duke i thënë nënës së tij, “që të jesh në gjumë është më e lehtë se të jesh zgjuar”.

Rex Morgan nga Britania e Madhe, vuan nga autizmi.

Rex ka probleme me ndjenjat e tij dhe me ankthin, ka pak interaksion me njerëzit e tij dhe bëhet nervoz nëse dicka ia ndryshon rutinën normale, ka thënë nëna e tij për The Independent.

Nëna e tij ka thënë se ai ka dëshirë që të jetë person më social, por në momentin qe flet me njerëzit, përjeton ankth. Sipas saj, Rex është shumë inteligjent mirëpo fakti që nuk mund të jetë më aktiv në jetën sociale i jep ndjenja ankthi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat