Preu gjymtyrët e veta për të përfituar nga sigurimet shëndetësore

Ndryshe

Preu gjymtyrët e veta për të përfituar nga sigurimet shëndetësore

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 23:32
Ly Thi N

Një grua nga Vietnami e ka pranuar që ka paguar që t’ia presin këmbët dhe gjysmën e krahut, në këmbim të pagesës së sigurimit shëndetësor.

Në maj, 30 vjeçarja e cila quhet Ly Thi N, pretendonte që është goditur nga treni, mirëpo tani ajo e ka pranuar që i ka paguar një miku të saj 1,660 euro që t’ia priste gjymtyrët.

Qëllimi i saj ishte që të përfitonte 150 mijë dollarë nga kompania e sigurimeve.

I njëjti mik që asaj ia kishte prerë gjymtyrët kishte telefonuar në ambulancë për të thënë se e kishte gjetur një grua pa gjymtyrë afër një hekurudhe.

Fotografitë e publikuara në një gazetë shfaqin gruan tre muaj më vonë me plagët e shëruara.

Sipas mediave lokale, ajo kishte probleme të mëdha në biznesin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat