Polici u përjashtua- ndiqte Pokémon në kohën e punës

Ndryshe

Polici u përjashtua- ndiqte Pokémon në kohën e punës

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 10:21
Polici u përjashtua- ndiqte Pokémon

Polici do të duhej, si zakonisht, të ishte në ndjekje të kriminelëve në kohën e punës, por kjo nuk po ndodh te të gjithë policët.

Dy policët në shërbim në Comerce, në SHBA, u zbuluan duke luajtur Pokémon Go,shkruan CBS Local.

Ata ishin dy nxënës policë, që u caktuan të shërbejnë, kur një nga  ta, si udhëheqës i grupit, kishte vërejtur se si kishin ndërruar vende në rrethana të çuditshme.

Udhëheqësi i grupit po hetonte rastin se cili qe shkaku dhe erdhi në përfundim se ata kishin ndjekur, jo kriminelin, por Pokémonin, me ndihmën e lojës që tanimë është bërë e popullarizuar.

Për këtë shkak polici u përjashtua nga shkollimi i mëtejmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat