“Askush nuk e beson se jemi binjakë”, historia prekëse e dy vëllezërve

Ndryshe

“Askush nuk e beson se jemi binjakë”, historia prekëse e dy vëllezërve

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 22:40
Adam dhe Neil Pearson

Si foshnje, Adam dhe Neil Pearson dukeshin aq të ngjashëm, sa edhe nëna e tyre madje shpesh herë i ngatërronte .

Tashmë, ata duken kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri, sa është e vështirë të besohet se ata janë binjakë.

Fytyra e Adamit është shpërfytyruar nga tumoret jo-kanceroze që nisën të rriteshin në mënyrë të pakontrolluar kur ai ishte fëmijë.

Image

Pavarësisht nënshtrimit të 33 operacioneve për t’i hequr ato, 31-vjeçari ka mbetur i verbër në njërin sy dhe gradualisht po e humbet vizionin edhe tek tjetri.

Ai thotë se në shkollë u quajt “Quasimodo”, për shkak të pamjes së tij të shëmtuar, por pavarësisht kësaj, ai ka arritur të bëhet një moderator televiziv dhe një “luftëtar” për njerëzit me deformime.

Vëllai i tij, Neil, gjithashtu vuan nga të njëjtat probleme gjenetike, por tumoret nuk rritet në fytyrën e tij.

Image

Në vend të kësaj, ai lufton me epilepsinë dhe humbjen e kujtesës. Ai nuk mund të mbajë mend edhe se çfarë dite është.

Binjakët vuajnë nga tipi 1 neurofibromatosis (NF1), që prek 1 në 3.000 njerëz.

Vëllezërit u rritën në Croydon, në jug të Londrës, ku jetojnë edhe sot e kësaj dite me prindërit e tyre Marilyn dhe Patrick.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat