Letra e 10 vjeçarit për të dashurën e tij

Ndryshe

Letra e 10 vjeçarit për të dashurën e tij

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 16:51
Cole Lanclos

Një djalë 10 vjeçar ka prekur zemrat e të gjithë përdoruesve të internetit me letrën e adhurueshme që i dedikoi të dashurës së tij prej një viti, pasi ajo dëmtoi gjurin duke luajtur futboll.

Mamaja e Cole Lanclos nga Montgomery, Teksas, Brandi, e cila ndoqi ndeshjen e vogëlushes Sherri Rodrigues së bashku me djalin e saj e publikoi letrën në Twitter:

“E dashur Sherri,
Më vjen shumë keq që theve gjurin.
Do më mungojë të të shoh duke luajtur futboll për pak kohë. Por e di që do të shërohesh shpejt,dhe unë do të të shoh teksa luan prapë. Megjithëse nuk mund të merresh me sporte prap ma zbukuron ditën kur shoh buzëqeshjen tënde të bukur.
Zoti ka një plan për të gjithë ne dhe ndonjëherë është e vështirë që ne ta kuptojmë pse na ndodh kjo.
Babi im më thotë se zoti i lejon gjërat të na ndodhin vetëm kur e di që ne mund t;i përballojmë.
Ti je një vajzë e bukur, e mirë, me humor dhe e fortë që është gjithashtu një shoqe e mirë.Do ta kalosh shumë shpejt këtë.
Të lutem më thuaj se si mund të ndihmoj gjatë këtij shërimi. Shpresoj të shërohesh sa më shpejt.
Shoku jot
Cole

Brandi tha për Buzzfeed se u përlot pasi nuk e dinte që Cole mund të shkruante një letër të tillë në këtë moshë. Gjithashtu ajo u ndje krenare që djali i saj mund t’i shprehte në atë mënyrë ndjenjat Sherri-t.
Më vonë, nxnënësi i klasës së pestë e suprizoi të dashurën e tij me një tortë me biskota dhe një arush gjatë praktikës së saj në futboll, kur ajo po qëndronte ulur në stol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat