Dyluftoi tre orë me ariun, ja pasojat e rënda

Ndryshe

Dyluftoi tre orë me ariun, ja pasojat e rënda

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 22:02
Pamje nga video

Një fshatar trim dyluftoi me një ari gjigand në një përleshje të tmerrshme që zgjati tre orë dhe që e la atë të mbuluar mga gjaku dhe me të çara të mëdha në fytyrë.

Viktima i habiti mjekët që kishte mbijetuar pavarësisht lëndimeve të shumta të ëpsuara nga sulmi i gjatë i ngjashëm me skenën e Leonardo Di Caprios në filmin The Revenant.

Jube Valanti Adveppache ishte duke mbledhur kërpudha në një prej fushave të tij në Indinë jugore kur ariu e sulmoi pa parlajmërim.

Image

58-vjeçari i tregoi policisë se si kafsha, një ari i njohur si Melursus ursinus, iu vërsul papritur dhe nuk po e linte që të ikte.

Burri tha se ariu e ndërpriste dhe e rifillonte vazhdimisht sulmin, deri pasi u largua pas tre orësh, kur u duk se u bind se e kishte vrarë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat