Policia i bllokon Maseratin, por 19-vjeçari kthehet me Rolls-Royce

Ndryshe

Policia i bllokon Maseratin, por 19-vjeçari kthehet me Rolls-Royce

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 07:44
Hamza Sheikh

Një playboy miliarder 19-vjeçar që ka një flotë me makina luksoze do të mësojë të ngasi në një Rolls-Royce pasi Maserati e tij e larë në ar me vlerë 100,000 sterlina u bllokua nga policia.

Policët e detyruan Hamza Sheikh që të linte çelësat në superveturën e tij javën e kaluar pasi u ndëshkua për shkak se po ngiste pa siguracion.

Policia krijoi dyshime pasi e pa veturën e tij Maserati GranCabrio duke ecur në Kingston të Anglisë, me shenjën dalluese se ishte duke mësuar makinën.

Adoleshenti i lindur në Pakistan u ndëshkua edhe me një gjobë 300 euro dhe iu hoqën gjashtë pikë nga patenta. Supervetura e tij u mbajt dy ditë e bllokuar.

Por Z. Sheikh, nga Mayfair nuk e ka problem, i cili tha se ai ka ende një larmi veturash luksoze mes të cilave mund të zgjedhë, me një vlerë totale prej mbi 1 milionë sterlinash.

Ai tha për Evening Standard se tani do të ngasë “një Rolls-Royce me siguracion”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat