Njihuni me qenin ‘gjeni’ në Vlorë

Ndryshe

Njihuni me qenin ‘gjeni’ në Vlorë

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 15:02
Pamje nga video

Ky është një qen, jo si gjithë të tjerë, që nuk iu ‘binden’ urdhrave të padronëve, por që respektojnë çdo të tillë.

Në videon e shpërndarë nga gazetari Enrik Mehmeti, qeni i bindet çdo urdhri të pronarit, kjo falë stërvitjes që është bërë nga ai. Qeni, siç duket arrin që të reflektojë ndaj çdo urdhri madje edhe kur bëhet fjalë për të treguar dorën e majtë apo të djathtë.

‘Një gjeni’ mund të cilësohet një qen i tillë, i cili ka bërë kurioz mjaft qytetarë dhe turistë të Vlorës, që kanë ndjekur me kureshtje ‘bindje’ e tij ndaj urdhrave. Por kujdes, jo të gjithë qentë janë kaq të bindur, ashtu sikundër kemi parë edhe raste të frikshme, ku qentë nuk janë përmbajtur ndaj ngacmimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat