Zbulon para gruas së tij, që po presin fëmijën e katërt

Ndryshe

Zbulon para gruas së tij, që po presin fëmijën e katërt

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 11:40
Ilustrim

Shpesh herë gratë e dinë se janë në pritje të një fëmije përpara se burrat e tyre apo të fejuarit ta zbulojnë, por në këtë rast është ndryshe mes këtij cifti.

Në një video prekëse, Tim Brummel, filmoi momentin se zbuloi para gruas së tij, Rachel, se ata prisnin një fëmijë të katërt.

Brummel filloi videon duke shpjeguar se ai kishte një vazektomi kur ata bënë fëmijën e tyre të tretë.

Por ai tha se gruaja e tij po sillej si “të ishte shtatzënë”.

“Ajo lodhej shumë, ishte pak më e uritur se normale dhe ndjente të përziera”, u shpreh Tim.

Brummel shpjegoi në videon e tij se telefonoi mjekun dhe e pyeti në lidhje me vazektominë e tij, shkruan ora. Atij iu komunikua se procedura nuk ishte e suksesshme dhe një tjetër shtatzani mund të ishte e mundur.

Në mënyrë që të zbulonte para gruas së tij se po prisnin një fëmijë, ai bllokoi tualetin në mënyrë që të merrte testin e shtatëzanisë për të.

Kur testi doli pozitiv, ai vendosi që ti jepte lajmin bashkëshortes së tij Rachel duke i vendosur testin në tavolinën e kuzhinës dhe disa lule.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat