Fotografon malin që po digjej, por kap diçka të pazakontë

Ndryshe

Fotografon malin që po digjej, por kap diçka të pazakontë

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 13:10
Foto nga vendi ngjarjes

Një grua ka publikuar disa foto të pazakonta, teksa digjej shtëpia e saj në Idaho të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jeanette Empey ka kapur momentin dramatik, ku sipër malit është paraqitur një pamje e cuditshme, të cilën e ka cilësuar si fantazma që u bë engjëlli mbrojtës i zjarrfikësve. Ajo i ka publikuar fotot dhe ka shkruar:

“Prona ime është përfshirë nga flakët dhe zjarrfikësit kanë bërë të pamundurën për të fikur dhe ndaluar përhapjen e zjarrit. Ata janë njerëz të mrekullueshëm dhe ky ishte engjëlli që po i mbronte tërë kohës”,- tha ajo.

Fotografia ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive, ndërsa ka nga ata që dyshojnë në vërtetësinë e fotove.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat