Shpikën diçka interesante për akulloret, fituan 50,000 dollarë

Ndryshe

Shpikën diçka interesante për akulloret, fituan 50,000 dollarë

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 18:56
Sam Nassif dhe Oliver Greenwald

Sigurisht e dini ndjenjën se si është të hash akullore në një ditë të nxehtë – e cila fillon të shkrihet pak pasi të filloni ta hani dhe të rrjedhë poshtë duarve tuaj.

Por dy 14-vjeçarë kanë gjetur një zgjidhje të mahnitshme për këtë problem, që do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si hamë akullore.

Shokët e ngushtë Sam Nassif dhe Oliver Greenwald, nga SHBA, kanë shpikur “Drip Dop” – një disk i cili përshtatet në konin e akullores dhe parandalon rrjedhjen e akullores poshtë tij.

Dyshja patën këtë ide kur ishin vetëm 10 vjeç. Ideja e tyre tani është shitur për rreth 50,000 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat