“Unë isha si një qen”: Shpenzon 90 mijë euro për trupin e ëndrrave, por…

Ndryshe

“Unë isha si një qen”: Shpenzon 90 mijë euro për trupin e ëndrrave, por…

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 07:09
Georgia Ailes

Një grua ka shpenzuar plot 90 mijë euro, për të pasur trupin e ëndrrave.

Georgia Ailes, 32 vjeç nga SHBA, kishte bërë disa përpjekje për t’u dobësuar me anë të ushtrimeve dhe dietave, por nuk ia kishte arritur kësaj gjëje.

Për këtë arsye, në vitin 2014 ajo bëri një një bypass në stomak, të cilin e ngushtoi.

Por, problemet nuk përfunduan këtu.

Kjo, duke qenë se asaj i mbeti lëkura e varur si një qese.

Ndaj para disa muajsh ajo bëri dhe një ndërhyrje tjetër.

“Ndihesha si një qen, por tani kam trupin që kam ëndërruar”, thotë ajo.

Vetëm se, për të pasur një trup të tillë ka harxhuar plot 90 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat