Duket si foto e bukur, por do habiteni kur e kuptoni realitetin

Ndryshe

Duket si foto e bukur, por do habiteni kur e kuptoni realitetin

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 10:04
Jillian Henry

Një vajzë e shkollës së mesme në Oregon, SHBA, ishte duke bërë disa fotografi para fillimit të vitit të ri shkollor.

Jillian Henry, 17, ishte duke marrë disa fotografi afër Malit Pisgah në lumin e qetë Willamette, shkruajnë mediat e huaja.

Dhe derisa po bënte fotografitë, një djalosh i zhveshur, papritmas u gjend aty, së bashku me qenin e tij.

Në njërën fotografi, ajo duket, me gjasë e befasuar ndërsa në tjetrën e buzëqeshur nga “befasia”.

Ajo, fotografitë e bëra nga një shoqe e saj, i shpërndau në Twitter, të cilat morën vëmendje të jashtëzakonshme.

Përkundër të gjithave, thuhet se nuk dihet se kush ishte djaloshi i zhveshur dhe nëse ajo kishte folur me të.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat