Mendoi se mund të kontrollonte vdekjen, por ja veprimi fatal i 25-vjeçares

Ndryshe

Mendoi se mund të kontrollonte vdekjen, por ja veprimi fatal i 25-vjeçares

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 23:51
Jazmine Howarth

Një 25-vjeçare britanike, që pretendonte se mund të kontrollonte vdekjen, e humbi betejën me të.

Dy javë më parë, Jazmine Howarth kishte humbur mikeshën e saj më të ngushtë dhe për ta përshëndetur dhe dërguar lajmin se së shpejti do të martohej, vendosi të varte veten në litarë, raportojnë sot mediat lokale.

Howarth ishte e bindur që mund të rikthehej sërish në “vendin e jetës”, por 24 orë pas vetëvrasjes, trupi i pajetë u gjet nga i fejuari i 25-vjeçares.

Nga hetimet e policisë, u zbardhën më vonë një sërë letrash, ku Jazmine shkruante se “do të takonte për herë të fundit mikeshën e saj e më pas do të rikthehej sërish për të vazhduar me jetën e vet…dhe martesën që kishte në plan”.

Edhe mikesha e Jazmine, e quajtur Dionne Corbet ishte vetëvarur dy javë më parë pas disa vitesh depresion. Dy vajzat ishin mikesha të ngushta që në fëmijëri, madje kishin bërë plan që edhe martesën dhe fëmijët t’i bënin që të dyja njëkohësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat