Gruaja filmon bashkëshortin teksa kërcen me qenin

Ndryshe

Gruaja filmon bashkëshortin teksa kërcen me qenin

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 17:48
Luis Antonio Caballero

Në këtë video do të shihni një 58-vjeçar teksa kërcen me qenin. Pamjet janë filmuar nga bashkëshortja e tij dhe videoja tashmë po bën xhiron në rrjetet sociale.

Luis Antonio Caballero, i cili punon në “PetShop Perrito Feliz”, sallon për qentë në Buenos Aires, është bërë i famshëm falë këtyre pamjeve. Siç shihet edhe në video, 58-vjeçari shfaqet duke kënduar e kërcyer së bashku me qenin.

Klipi u publikua në “Facebook”-un e bashkëshortes së Luisit dhe është parë më shumë se 4 milionë herë. Gjithashtu videoja është shpërndarë rreth 50 mijë herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat