Problemet psiqike tek fëmijët dhe të rinjtë, ja kush është fajtori

Ndryshe

Problemet psiqike tek fëmijët dhe të rinjtë, ja kush është fajtori

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 23:05
Ilustrim

Ndikimi më i madh në jetën e fëmijëve në mënyrë të dijshme apo jo, vjen nga prindërit e tyre, duke përfshirë edhe efektet e çrregullimeve psikologjike, thonë studiuesit në Angli.

Një rishikim i madh i të dhënave mjekësore në Danimarkë tregon një lidhje midis sjelljeve të dhunshme të fëmijëve dhe efektet e çrregullimeve psikologjike të tyre dhe të prindërve të tyre.

Hulumtuesit në Universitetin e Mançesterit në Angli dhe Universitetin e Aarhusit në Danimarkë gjetën se fëmijët janë në rrezik të lartë për të bërë vetëvrasje jo vetëm nga kushtet e mjedisit por edhe nga kushtet gjenetike.

Studiuesit kanë treguar se veprimet e dhunshme të prindërve mund të kenë ndikim direkt tek fëmijët e tyre e sidomos në fazat kur janë më të ndjeshëm.

Nëse prindërit janë me probleme psikologjike, atëherë mundësia që edhe fëmijët të kenë të tilla probleme është e madhe.

Për të vërtetuar lidhjen ndërmjet këtyre dy dukurive, studiuesit thonë se duhen ende hulumtime më të gjëra dhe të përgatiten për të bërë një ndryshim.

Ndryshimi mund të vijë, atëherë kur prindërit, e sidomos prindërit e rinjë të jenë të kujdesshëm dhe të shkojnë në seanca tek psikologu, në mënyrë që fëmijët e tyre të mos rrezikohen nga çrregullimet psiqike në moshë të hershme të cilat mund të jenë fatale për ta.

Shpesh këto probleme, sjellin edhe vetëvrasjet që sot në botë ndodhin në masë të madhe tek të rinjtë. Studiuesit, këshillojnë prindërit të jenë më të kujdesshëm në këtë aspekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat