Diçka që duhet të keni parasysh për fëmijët tekanjozë

Ndryshe

Diçka që duhet të keni parasysh për fëmijët tekanjozë

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 23:06
Ilustrim

Fëmija juaj është shumë tekanjoz? Kujdes me peshën. Të vegjlit të cilët nuk kënaqen kollaj, e gjejnë ushqimin si shpagim, duke rrezikuar më shumë nga obeziteti.

Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim amerikan i Buffalo University, i botuar në revistën shkencore “Childhood Obesity”.

Gjatë studimit u mbajtën nën vëzhgim 105 fëmijë me moshë nga 9 deri në 18 muajsh, ku u pa nëse preferonin të luanin me flluskat e sapunit, apo të ushqeheshin.

Nga pyetësori që ju bë prindërve të tyre u zbulua se ata që ishin më tekanjozë dhe më të përkëdhelur, preferonin më shumë ushqimin si shpërblim për të pushuar së qari, çka sipas studiuesve është një kambanë alarmi për mbipeshën e tyre.

Ata apelojnë prindërit që nëse vënë re që fëmija e gjen “ngushëllimin” te ushqimi, të tregohen më të kujdesshëm, për shkak se të vegjlit mund të kenë probleme me mbipeshën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat