Pasurinë 4 milionëshe ia la universitetit: Bibliotekari që voziste makinë të vjetër dhe hante ushqim të thjeshtë!

Ndryshe

Pasurinë 4 milionëshe ia la universitetit: Bibliotekari që voziste makinë të vjetër dhe hante ushqim të thjeshtë!

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 15:42
Robert Morin

Robert Morin ka jetuar një jetë të thjeshtë, jetë modeste. Ai voziste një makinë të vjetër, hante ushqim të thjeshtë dhe kohën e tij të lirë e kishte shfrytëzuar kryesisht për lexim.

“Ai mund të hante patate të skuqura për mëngjes, një sanduiç për drekë dhe për darkë ai mund të konsumonte vetëm ushqim të ngrirë, pasi që e vetmja gjë që kishte në shtëpi ishte një mikrovalë”, tha konsulenti i tij financiar. “Ai ishte një zotëri shumë i pazakontë”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Morin ka punuar në bibliotekën e Universitetit të New Hampshire për gati 50 vjet, derisa ka dalë në pension në vitin 2014.

Një vit më vonë, ai ndërroi jetë në moshën 77-vjeçe dhe pasurinë e tij ia la universitetit. Çuditërisht, pasuria atij arrinte në 4 milionë dollarë.

Askush nuk e kishte pritur se bibliotekari zotëronte një pasuri të tillë.

Thuhet se shumë njerëz e kanë njohur atë, pasi ai ishte një njeri i gëzuar që gjithmonë shmangte intrigën dhe mosmarrëveshjet dhe shpesh fliste me studentët ndërsa pinte duhan para ndërtesës së bibliotekës.

Image

E menaxhmenti i universitetit planifikon të përdorë paratë e mbetura për të hapur dhe të sigurojë një qendër të karrierës për të diplomuarit, përcjell Telegrafi.

Sipas drejtorit të saj, Robert do të ishte i lumtur nëse ai do ta kishte ditur se ai do të jetë në gjendje për të ndihmuar mijëra studentë të arritur sukses në karrierën e tyre.

“Ne thjesht nuk mund të besojmë atë që kishte bërë Bob për ne”, shpjegoi një zëdhënës universitar. “Ai kaloi shumicën e jetës së tij këtu, ai ishte i përkushtuar për të dhe për studentët. Ai donte të bënte diçka të vërtetë të veçantë për ta, dhe kjo është arsyeja pse ai ia la pasurinë e tij universitetit”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat