Gropat në rrugë, drama e një shqiptari dhe vizatimet me penis

Ndryshe

Gropat në rrugë, drama e një shqiptari dhe vizatimet me penis

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 14:09
Vizatimet

Policia rrugore është hedhur në një aksion për të ndëshkuar të gjithë ata që nuk përdorin rripin e sigurimit.

Aksioni është përshëndetur edhe nga qytetarët, por nuk janë të paktë edhe ata që thonë se përveç këtyre aksioneve, shteti duhet të sigurojë edhe rrugë më të mira dhe sinjalistikën e duhur.

Një qytetar ka treguar dramën e tij në faqen ‘Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore’.

“Dje në autostradën Elbasan-Tiranë kam bërë aksident si pasojë e një kanali në mes të rrugës që më çau gomen e parë e humba kontrollin. Isha me 80 kmh, makina u rrotullua dhe për fat e mbajtën hekurat anësorë. Policia kur erdhi, tha hiqe sa më shpejt makinën se krijon trafik, nuk bëri as foto, asgjë, duke mos pasur asnjë provë unë për Gjykatë Administrative se faji është i rrugës, as i shoferit, as i mjetit…”, shkruan qytetari, duke postuar edhe foton e makinës së aksidentuar.

Në Angli, një artist rruge i quajtur Wanksy, ka vendosur të vizatojë penisë kudo që ka kanale e gropa në rrugë.

Nisma e tij ka dhënë fryte pasi autoritetet po i asfaltojnë gropat.

A do jepte fryte diçka e tillë në Shqipëri?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat