Do të kryejë marrëdhënie me 10 dollarë por refuzohet, hakmarrja e tij është tronditëse

Ndryshe

Do të kryejë marrëdhënie me 10 dollarë por refuzohet, hakmarrja e tij është tronditëse

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 00:53
Melanie Watson

Zjarri që ka shpërthyer në një lagje në Chicago ka shkaktuar 5 viktima, mes së cilëve dy të rinj, tre motra të vogla dhe një burrë. Autori i ngjarjes është 51-vjeçari Reginald Hester, i cili ka pranuar se i ka vënë zjarrin ndërtesës për të marrë hak ndaj një gruaje, e cila i kishte premtuar se do të kryenin marrëdhënie seksuale pasi ai ti jepte 10 dollarë, por më pas kishte ndërruar mendje.

Hester ka pranuar se ka ndezur dy zjarre të ndryshme në ndërtesë, ndërsa flakët kanë zënë brenda një pjesë të madhe të banorëve. Disa prej tyre kanë arritur të shpëtojnë duke dalë nga dritaret ndërsa të tjerë janë ndihmuar nga zjarrfikësit.

Mes viktimave janë edhe Melanie Watson,, një vogëlushe 3-muajshe, e cila ka ndërruar jetë pasi ka përplasur kokën ndërsa i ati, Michael u hodh nga dritarja e katit të tretë bashkë me të voglën në krahë, për të shpëtuar nga flakët e zjarrit.

Motrat më të mëdha të të sapolindurës, 4-vjeçarja Madison dhe 7-vjeçarja Shaniya Staples janë gjetur pa jetë në shtëpinë ku banonin. Edhe fqinji i tyre, 56-vjeçari Kirk Johnson u gjet i vdekur në banesë.

Gruaja, mbi të cilën rëndon akuza e prostitucionit, ka pranuar në polici se ka rënë dakord për të pasur marrëdhënie seksuale me 51-vjeçarin dhe më pas ka refuzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat