Rritet numri i personave me mbipeshë që shpëtohen në raste të zjarrit në ndërtesa

Ndryshe

Rritet numri i personave me mbipeshë që shpëtohen në raste të zjarrit në ndërtesa

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 09:29

Numri i njerëzve me mbipeshë që u shpëtuan nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi e kishin të pamundur të lëvizin, është rritur në tri vitet e fundit, bëjnë të ditura raportet.

Nga shifrat e marra nga BBC, bëhet e ditur se vetëm gjatë vitit të kaluar kanë qenë më shumë se 900 incidente të tilla në Britani të Madhe.

Ekipet e shpëtimit kanë bërë të ditur se shpesh janë detyruar të përdorin pajisje të ndryshme ngjitëse apo të largojnë dritaret, për të larguar nga ndërtesa njerëzit e mbipeshë.

Në vitin 2012, është krijuar një kategori e re e shpëtimit për njerëzit e mbipeshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat