Demat përplasen kokë më kokë, ngordhin të dy

Ndryshe

Demat përplasen kokë më kokë, ngordhin të dy

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 10:02
Pamje nga video

Një video shokuese është publikuar së fundmi në “Youtube” të dy demave që përplasen ndërmjet tyre e më pas bien në tokë të ngordhur.

Video është kapur në veri të Spanjës, në Sanguesa, ku demat rreth 500 kilogramë janë lënë të lirë në një arenë dhe më pas janë ndeshur mes tyre. Demat kanë ngordhur menjëherë pas një përplasje të fuqishme.

Në Sanguesa është duke u mbajtur festivali i përvitshëm, ku njerëzit vrapojnë para demave në rrugët e qytetit. Por këtë herë, pas kësaj ngjarje dhe publikimit të videos, ka pasur kritika të shumta në rrjetet sociale. “Së paku janë kursyer nga tortura”, shkruan dikush.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat