Otzi, mumia që mahnit shkencëtarët edhe 25 vjet pas gjetjes

Ndryshe

Otzi, mumia që mahnit shkencëtarët edhe 25 vjet pas gjetjes

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 10:56
Mumia Otzi

Rreth 25 vjet më parë në Europë u gjet një mumie nga udhëtarët pranë kufirit mes Austrisë dhe Italisë.

Por mumia Otzi, e seksit mashkull që u gjet në Alpe, ende mahnit shkencëtarët, të cilët vazhdojnë të mësojnë rreth kufomës 5300-vjeçare. Pas zbulimit, policia njoftoi rreth trupit të ngrirë në shtator të 1991 dhe filloi një hetim penal.

Kufoma ishte vendosur në një arkivol druri pranë stacionit të policisë dhe oficerët u habitën kur zbuluan se Otzi kishte vdekur rreth 3350-3100 para erës sonë. Mumia e ngrirë në dëborë, u quajt Otzi sepse trupi u zbulua në Alpet Otztal. Pavarësisht se mumia është gjetur përpara një çerek shekulli, ende vazhdon që të habisë shkencëtarët të cilët zbulojnë të dhëna të reja, duke shfrytëzuar teknologjinë e re.

Zbulimet tregojnë se Otzi ka gjetur vdekjen nga një plagë në kokë. Përpara se ai të vdiste,  referuar mbetjeve që janë gjetur në stomak, thuhet se 12 orë përpara vdekjes, ka konsumuar një vakt të bollshëm. Otzi ka qenë 46 vjeç kur ka vdekur.

Ai kishte sy kafe, mjekër, flokë të gjatë dhe 61 tatuazhe. Këta të fundit nuk kanë qenë për zbukurimin e trupit, por tatuazhet janë bërë për arsye shëndetësore, siç ka qenë procesi i akupunkturës së sotme.

Pranë trupit të tij janë gjetur një sëpatë dhe një thikë bakri, një luks ky si iPhone 7 në ditët e sotme. Rrobat e tija ishin gjithashtu të ruajtura mirë; duke përfshirë dollakë dhe një pallto të bërë nga lëkura e dhisë, një kapelë prej leshi, këpucë e të tjerë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat