Në Britaninë e Madhe është arrestuar një bandë me 15 persona që ka kryer një ndër mashtrimet më të mëdha në histori.
Banda nga Pakistani hakeronte llogaritë bankarë të familjeve britanike pasi i telefonte ata, duke u prezantua si punonjës banke.
Me paratë e vjedhura ta kryenin një jetë luksoze dhe blinin makina shumë të shtrenjta.
Kreu i kësaj bande Feezan Hameed madje bëri një dasëm përrallore me paratë e vjedhura.
Ai bleu edhe një rezidencë luksoze në Lahore, Pakistan.
Shuma totale që ata vodhën deri në momentin e arrestimit ishte 113 mln paund.
Kreu i bandës u dënua me 11 vjet burg teksa pjesëtarëte tjerë janë në pritje të vendimit të gjykatës.