Kartëmonedhat që po shiten 40 fish më shumë sesa vlera e tyre

Ndryshe

Kartëmonedhat që po shiten 40 fish më shumë sesa vlera e tyre

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 09:24
Kartëmonedhat

Kjo është ajo çfarë po ndodh në Angli – një kartëmonedhë 5 paundëshe po shitet deri në 200 sosh!

E gjithë kjo për shkak të numrit serik i cili ndodhet në këto kartëmonedha.

Pra, nëse kodi i tyre fillon me AA01, kjo do të thotë se monedha e re plastike mund të shitet 40 fish më shumë sesa vlera e saj.

Mbledhësit e këtyre kartëmonedhave tani kanë blerë dy të tilla me çmimet 228 dhe 196 paund, sipas This is Money

Disa të tjera janë vënë në shitje në eBay dhe çmimi i tyre shkon mbi 100 paund.

Deri më tani në qarkullim janë rreth 999,999 pesëshe që fillojnë me numrin serik AA01.

Mbretëresha e kishte marrë për dhuratë kartëmonedhën e parë të këtillë e cila mbante numrin serik AA01 000001.

Kartëmonedha ka dalë në qarkullim javën e kaluar dhe e veçanta e saj është se i mbijeton edhe larjes në makinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat