Babai: Unë do t’i them asaj çdo ditë se është e bukur

Ndryshe

Babai: Unë do t’i them asaj çdo ditë se është e bukur

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 10:32
Ilustrim

I ati kishte lindur me shpërfytyrime të rëndë në fytyrë dhe shumë herë madje është quajtur si i ‘egër’ pasi që ai dhe gruaja e tij morën një vendim që të kenë një fëmijë i cili gjithashtu do të lindte me problemet e njëjta në fytyrë. Por ai së bashku me gruan kishin vendosur që ta mbanin vajzën. “Unë do ti them asaj çdo ditë se është e bukur”, është shprehur babai.

Simon Moore, vuan nga Treacher Collins, i cili prek një në 50.000 mijë lindje dhe është karakterizuar me mungesën e mollëzave.

30-vjeçari ka probleme edhe me të dëgjuarit dhe pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij e kaloi i fshehur në shtëpi për shkak të fjalëve që e thumbonin vazhdimisht për pamjen e tij.
Por, pavarësisht përvojës së hidhur të tij, ai dhe gruaja e tij Vicky, vendosën që ta mbajnë vajzën e tyre edhe pasi zbuluan që ajo kishte të njëjtën sindromë.

Foshnja Alice ka lindur në shkurt të vitit të kaluar.
Megjithatë disa fqinjët kanë kritikuar zgjedhjen e çiftit për të mbajtur fëmijën ata e kanë quajtur këtë s veprim ‘mizor’.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat