Paditë linjën ajrore pasi e kishin ulur afër një njeriu me mbipeshë

Ndryshe

Paditë linjën ajrore pasi e kishin ulur afër një njeriu me mbipeshë

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 16:16
Ilustrim

Një pasagjer i pakënaqur e ka paditur linjën ajrore Emirates, nën pretendimin që ai ka qenë i detyruar të udhëtojë për nëntë orë pranë një burri me mbipeshë.

Giorgio Destro, një avokat nga Italia ka thënë se pasagjeri afër tij ia ka bërë udhëtimin nga Cape Town në Dubai të padurueshëm.

Sipas gazetës italiane, Destro është një pasagjerë i rregullt i kësaj linje, por prapë se prapë linja ajrore Emirates nuk e ka lejuar atë që të ndërrojë karrige dhe nuk i ka kërkuar falje.

Destro për ta vërtetuar që ka qenë i ulur pranë këtij njeriu me mbipeshë ka bërë një selfie.

Ai tani po kërkon 2, 375 euro si kompensim për dëmet që ai pretendon se linja ajrore i ka bërë atij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat