Mrekulli:Doktorët arrijnë të shpëtojnë foshnjën në barkun e nënës së vdekur

Ndryshe

Mrekulli:Doktorët arrijnë të shpëtojnë foshnjën në barkun e nënës së vdekur

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 16:36
Karla Perez

Një nënë e vdekur mbahet gjallë nga doktorët për dy muaj vetëm në mënyrë që të lindë fëmija i saj.

Karla Perez është mbajtur në jetë nga doktorët për 54 ditë pasi që kishte pësuar një hemorragji katastrofike, gruas të cilës i kishte vdekur truri është mbajtur për gati dy muaj nga doktorët vetëm që foshnja e saj të lindë.

Karla Perez, 22 vjeçe tashmë ishte duke pritur fëmijën e saj të dytë, kur ajo u rrëzua në shtëpinë e saj Nebraska dhe pësoi një hemorragji katastrofike.
Doktorët e shpallën trurin e saj të vdekur, dhe shpëtuan djalin e saj Angelin i cili më në fund arriti të mbijetonte pas një prerje cezariane me 4 prill dhe peshonte vetëm 2 kg.

Sue Korth, mbikëqyrës i Spitalit të grave, i cili mbajti fëmijën, i tha New York Daily News: “Ekipi ynë mori një hap gjigant, fëmija nuk ishte gati për të lindur kur nëna kishte një hemorragji. Ne u përpoqëm të bëjmë diçka që askush para nesh nuk ka qenë në gjendje ta bëjë”, u shpreh Korth.

Humbja e nënës Karla ishte shumë e vështirë por i ngushëllonte fakti që ajo kishte lënë pas një trashëgimi të pa shuar. “Ne kishim një vendim shumë të vështirë për të bërë, fëmija ka lindur shumë para kohe por gjendja e tij mbetet e qëndrueshme dhe pa komplikime” tha spitali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat