E pabesueshme/ Përpiqej t’i binte në sy një vajze, bie nga ballkoni i katit të 23-të dhe...

Ndryshe

E pabesueshme/ Përpiqej t’i binte në sy një vajze, bie nga ballkoni i katit të 23-të dhe...

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 10:48
Ndertesa

Një 16-vjeçar nga Siberia ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së tij në katin e 23-të të pallatit dhe ka shpëtuar mrekullisht. Ai ndodhej në shtëpi së bashku me një vajzë dhe për t’i bërë përshtypje asaj, ka hipur në bordurën e ballkonit duke ecur me duar hapur, por ka rrëshqitur. Ngjarja ndodhi në qytetin Novosibirsk, bën të ditur agjencia “TASS”.

Aktualisht, 16-vjeçari ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve, por pa rrezik për jetën. Doktorët thonë se ai është në gjendje konstante dhe mund të flasë.

“Ai ka hematoma në mushkëri, në mëlçi dhe një shpatull të thyer. Por, mund të thuhet me bindje se ky njeri ka lindur me këmishë”, thonë mjekët.

Djali ka rënë mbi një makinë “Renault Logan” të parkuar, e cila mendohet se e ka “zbutur” përplasjen.

T’i mbijetosh rënies nga një lartësi e tillë është tepër e rrallë, por jo e pamundur. 23 kate është e barabartë me 70 m lartësi nga toka. Një lartësi e tillë është gjithsesi e vogël në krahasim me rekordin botëror të rënies aksidentale nga lartësia. Në vitin 1972, stjuardesa Vesna Vulovic ra nga aeroplani që ndodhej në 10 160 metër lartësi dhe mbijetoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat