Mendonte se kishte alergji në ushqim, por vuante nga tumori

Ndryshe

Mendonte se kishte alergji në ushqim, por vuante nga tumori

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 21:46
Kezia Denne

Adoleshentja e cila mendonte se dhimbjet në stomakun e saj vinin nga një alergji ushqimore kishte zbuluar se ka një tumor të rrallë në dhëmbë flokë dhe në tru.

Kezia Denne 16 vjeçare vuante nga dhimbjet e stomakut gjatë fëmijërisë së saj .

Kur ishte 12 vjeçare dhimbja e saj u bë aq e rëndë saqë përfundoi në spital.

Mjekët zbuluan se ajo kishte tumor të cilin e kishte pasur qysh nga lindja .

Ajo iu nënshtrua katër raundeve të kimioterapisë por që rezultuan të pasuksesshme.

Dhe në fund kishte bërë një operacion për të hequr shumicën e kancerit.

Por mjekët kanë thënë se ajo do të duhet të kthehet për ekzaminime periodike për pjesën tjetër të jetës së saj për të siguruar që pjesa e mbetur e tumorit nuk rritet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat