Njeriu “post-njerëzor”. Do jemi ndryshe nga homo sapiens-i i para 200 mijë viteve

Ndryshe

Njeriu “post-njerëzor”. Do jemi ndryshe nga homo sapiens-i i para 200 mijë viteve

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 22:47

Gjenomika, bionika dhe robotika po prodhojnë një hov evoluimi të species sonë, që do të shkojë përtej fuqizimit fizik. Dhe mund të prekë edhe ndërgjegjen, duke na bërë diçka të ndryshme nga homo sapiensi i 200 mijë viteve më parë.

Në romanin e fundit të Dan Braun, “Ferri” (filmi i bazuar tek ky libër, me protagonist Tom Henks, del në 28 tetor), mes protagonistëve është edhe një shkencëtar që ka një pasion shumë të veçantë për inxhinierinë gjenetike. Krijon një virus në gjendje që të ndryshojë ADN-në tonë, për të rregulluar riprodhimin dhe për të frenuar rritjen demografike. Temat e transhumanizmit futen kështu në një libër bestseller, siç kanë komentuar në kor, ata që janë të dhënë pas kësaj ieologjie. Eshtë besimi tek revolucioni njerëzor përmes teknikës. Në inxhinierinë gjenetike, robotikën dhe nanoteknologjitë që integrohen me trupin dhe trurin tonë.

Transhumanistët janë një rast i kufizuar. Por janë për shkak të optimizmit pozitivist me t cilin përcjellin transformimin njerëzor.

Debati ndërkombëtar mes sociologëve, filozofëve dhe shkenctarëve, është gjithmonë e më i prirur që të ndajë tezën, e cila shërben si premisë për transhumanizmin: “Do të ketë më shumë inovacione në 20 vitet e ardhshme, se sa në 300 vitet e fundit”, thotë futurologu …

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat