Gruaja vdes në spital pak ditë pas lindjes, ja dëmshpërblimi që cakton gjykata

Ndryshe

Gruaja vdes në spital pak ditë pas lindjes, ja dëmshpërblimi që cakton gjykata

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 08:13
Spitali

Gjykata i ka dhënë të drejtë familjes së një gruaje, e cila vdiq në spital pas lindjes, duke e detyruar institucionin e kujdesit shëndetësor t’i paguajë një dëmshpërblim të madh bashkëshortit. Ngjarja ka ndodhur në spitalin e Kremonës në Itali, më 6 janar 2014. Daniela, 41 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, ka lindur një fëmijë të vdekur dhe ka ndërruar jetë edhe vetë në spital një javë më pas.

Ekspertiza ka nxjerrë se shkaku i vdekjes ka qenë shoku septik. Por mjekët gjinekologë dhe shefi i repartit kanë thënë se i kishin ngatërruar simptomat me ato të depresionit pas lindjes. Bashkëshorti i gruas ka hedhur në gjyq mjekët dhe shefin e repartit të gjinekologjisë. Gjykata ka vendosur në favor të tij, duke e detyruar spitalin t’i paguajë familjes së të ndjerës një dëmshpërblim prej 750 mijë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat