Teknika e veçantë për të përqafuar një vajzë brenda dy sekondave

Ndryshe

Teknika e veçantë për të përqafuar një vajzë brenda dy sekondave

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 13:24
Pamje nga videoja

Adoleshenti i pa identifikuar nga Rusia, është quajtur si ‘njeriu më i butë në dashuri’ për teknikën që e ka shfrytëzuar që t’i afrohet bashkëmoshatares.

Derisa qëndronte në skajin e bankës, ai e ka vënë dorën në shiritin lëvizës të shkallëve elektrike, që e ka tërhequr deri tek femra e cila ishte në skajin tjetër.

Me krahun e hapur, ai është përshtatur me pozitën të cilën qëndronte vajza, që menjëherë mbulon fytyrën me dorë dhe fillon të qeshë.

Ngjarja që ka ndodhur në një qendër tregtare ka marrë shumë komente pozitive, ndërsa videoja po qarkullon nëpër rrjete sociale.

“Teknika e njeriut më të butë në dashuri, që e përqafoi femrën brenda dy sekondave”, është një nga komentet e shumta për rastin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat