Dasmori fotografon veprimin alarmues që bën kamerieri me ushqimin

Ndryshe

Dasmori fotografon veprimin alarmues që bën kamerieri me ushqimin

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 21:20
Ilustrim

Një foto e shkrepur ditët e fundit gjatë një ceremonie dasme po bën xhiron e rrjetit.

Banketi i organizuar në mjedis të hapur në një zonë në Otranto është zhvilluar më 25 shtator. Por një pjesëmarrës ka shkrepur një fotografi alarmuese.

Kamarieri, i shqetësuar nga mizat që i afroheshin ushqimit që do të servohej, spërkat me një insekticid.

Duke menduar si një zgjidhje të shpejtë për largimin e mizave, ai nuk e vret mendjen se pikat e vogla të insekticidit bien mbi ushqimin që do të konsumohet nga dasmorët, disa prej të cilëve edhe fëmijë.

Fotoja u është dërguar menjëherë autoriteteve që kanë nisur një hetim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat