Babai më i dedikuar në botë vishet si një sirenë deti

Ndryshe

Babai më i dedikuar në botë vishet si një sirenë deti

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 15:43
Babai i veshur si sirenë deti

Babai vishet si sirenë dhe shoqëron vajzën e tij të vogël në park. Imazhi prekës dhe i dashur është bërë virale në rrjetet sociale.

Vogëlushja është veshur  me një fustan të gjelbër, të stolisur dhe me bisht. Lart mban veshur një bust, ngjyrë violë dhe me shkëlqim. Ajo mban një Mickey Mouse pelushi në dorë  dhe flokët e saj janë kapur me dy bishta anash.

Por pjesa më e bukur e kësaj skene është babai i vajzës, i cili ka veshur një bluzë sportive dhe një fustan me bisht, që i ngjan një sirene.

Ai duket si mbreti Triton, babai i sirenës Ariel dhe në kokë ka vendosur kurorën e ndritshme. Dyshja ecën dorë për dore, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve në park.

Fotografia është shpërndarë në Imgur nga përdoruesi Calicutie66 dhe postimi është parë më shumë se 1.5 milionë herë, vetëm në pak ditë. Shumica e përdorueseve komplimentojnë burrin për aftësinë e tij prindërore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat