E rrallë/ Letër me pëllumb për kryeministrin e Indisë

Ndryshe

E rrallë/ Letër me pëllumb për kryeministrin e Indisë

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 16:28
Ilustrim

Një pëllumb “spiun”, që fluturoi nga Pakistani në Indi për t’i çuar një mesazh kryeministrit indian. Forcat e sigurisë e kapën pëllumbin dhe i lidhën krahët, në mënyrë që të mos kthehej mbrapsht.

Pëllumbi gri është “arrestuar” më 2 tetor nga rojat indiane të kufirit. Ai mbante lidhur në këmbë një letër të shkruar në gjuhën urdu, që i drejtohej kryeministrit Narendra Modi.

“Modi Ji, mos mendo se jemi i njëjti popull si në 1971-shin (lufta mes Indisë dhe Pakistanit). Sot, çdo fëmijë është gati të luftojë kundër Indisë”, thuhet në letër, raporton “India Telegraph”.

Pëllumbi është futur në kafaz dhe po mbahet nga autoritetet e rendit në Indi. Por aktivistët e mbrojtjes së kafshëve thonë se ky akt është një abuzim.

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit janë shtuar muajt e fundit, pas vrasjes nga indianët të liderit separatist Burhan Wani. Dy vendet me potencial bërthamor kanë prej vitesh mosmarrëveshje për rajonin e Kashmirit.

Pas vrasjes së Wanit në korrik të këtij viti ka pasur përplasje të shpeshta mes ushtrisë indiane dhe protestuesve në Kashmir, çka ka shkaktuar shumë viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat