Vajza e rrëmbyer ribashkohet me prindërit

Ndryshe

Vajza e rrëmbyer ribashkohet me prindërit

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 21:36
Foto

Video emocionuese tregon momentin prekës kur një 4 vjeçare e cila u raportua e zhdukur ribashkohet me familjen e saj.

Rebecca Lewis, u gjet në Tennessee të SHBA këtë të hënë pasi u rrëmbye.

Prindërit pritën në aeroport për vogëlushen, dhe shpërthyen në lot sapo e panë, ndërkohë që e përqafonin fort.

Burri, i cili rrëmbeu Rebeccën, West Wild Hogs, 31 vjeç, është shoqëruar në polici, konfirmuan autoritetet.

4 vjeçarja dhe rrëmbyesi i dyshuar u gjetën në Memphis, tha Zyra Hetimore e Tennessee.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat