7-vjeçari shiti limonatë për dy vite për…

Ndryshe

7-vjeçari shiti limonatë për dy vite për…

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 14:50
Sabastian Lucas

Një djalosh i vogël shpërtheu në lot kur prindërit e tij i bënë surprizë një mëz, këtë të shtunë.

Sabastian Lucas, një 7 vjeçar nga Queensland, Australi, ngeli pafjalë kur hyri në hangarin e familjes së tij e pa mëzin për të cilin ai kishte kursyer për 2 vite.

Çdo shishe limonatë kushtonte 20 cent dhe ai i kishte mbledhur paratë për të blerë atë që ai e donte aq shumë.
Falë motivimit dhe dëshirës së tij prindërit e shpërblyen atë me Tomin, një mëz mali.

Mamaja e djalit e kapi të gjithë momentin prekës në kamera dhe tha se reagimi i të birit ishte diçka shumë emocionuese.
“S’mendoj se ka ndjenjë më të mirë se emocionet e fëmijës tënd. Ato janë të paçmueshme”, tha ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat