Reagimi i ariut të turpshëm kur takon për herë të parë një sorkadhe

Ndryshe

Reagimi i ariut të turpshëm kur takon për herë të parë një sorkadhe

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 08:19
Ariu kur sheh sorkadhen

Një këlysh i vogël ariu të cilin e kanë shpëtuar, takon një sorkadhe për herë të parë dhe videoja duket sikur është shkëputur nga një film i Disney.

Kur Boog, ariu i vogël takon anëtarin më të ri të shtëpisë së tij në fermën Point View, në Virxhinian Perëndimore, tregohet shumë i turpshëm.

Sapo e sheh ai ngrihet në këmbë e më pas fshihet prapa shkallëve i habitur. Duke vënë mënjanë turpin e duke u përpjekur të prezantohet, Boog del nga vendi ku po fshihej por e humb sërish besimin tek vetja e tij.

Ndërkohë që i afrohet sorkadhes shtyhet mbrapa dhe ngrihet në këmbët e tij të pasme për t’u dukur më i madh, por përsëri kthehet tek vendi i tij.

Videoja e mrekullueshme është filmuar nga Joel Rosenthal, i cili ka disa kafshë të shpëtuara në pronën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat