Policia gjen hajnin të fshehur në larësen e enëve

Ndryshe

Policia gjen hajnin të fshehur në larësen e enëve

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 17:45
Foto

Policia në Glogow të Polonisë, ka shpërndarë një video gjatë një aksioni për gjetjen dhe kapjen e një hajduti të dyshuar i cili u gjet i fshehur në enëlarëse.

Policia në Glogow thotë se zyrtarët policorë shkuan për të arrestuar një 30 vjeçar në shtëpinë e tij në zonën Copernicus me dyshimin për vjedhje të një veture, motoçiklete dhe një biçiklete.

Policia thotë se i dyshuari nuk është përgjigjur në derë dhe parë duke kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë së tij dhe duke hyrë në katin e parë përmes dritares.

Pamjet e kamerës së policisë gjatë kontrollimit në shtëpisë shfaqin një polic që hap enëlarësen, dhe gjen të dyshuarin brenda saj.

I dyshuari u arrestua dhe do të përballet me akuzën për vjedhje por edhe për hyrje me dhunë në një shtëpi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat