Njihuni me 20 popujt më të çuditshëm të botës

Ndryshe

Njihuni me 20 popujt më të çuditshëm të botës

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 19:34
Ilustrim

Pavarësisht gjithë përpjekjeve dhe vështirësive të historianëve dhe etnografëve, historitë e këtyre popujve ende ruajnë shumë sekrete…

1. Rusët

Po, ata janë misteriozë! Shkencëtarët ende nuk mund të pajtohen për origjinën e tyre dhe t’i përgjigjen pyetjes, se kur rusët u bënë “rusë”. Ata nuk e dinë se nga buron vetë kjo fjalë. Prejardhja e rusëve është kërkuar në mesin e Normanëve, Scythianëve dhe Sarmatianëve, Uendëve, dhe madje edhe Usunëve të Siberisë Jugore.

2. Majat

Ne nuk e dimë se nga erdhën këta njerëz dhe ku u zhdukën. Disa shkencëtarë besojnë se ata janë të lidhur me Atlantidën legjendare, të tjerë mendojnë se paraardhësit e tyre ishin egjiptianët. Majat krijuan një sistem efikas bujqësor, dhe kishin njohuri të thella mbi astronominë. Kalendari i tyre përdorej nga popujt e tjerë të Amerikës Qendrore. Majat aplikuan sistemin hieroglifik të të shkruarit, i cili është deshifruar pjesërisht. Qytetërimi i tyre ishte shumë i zhvilluar, por edhe shumë dekadent, në momentin kur mbërritën konkuistadorët. Sot duket se Majat erdhën nga hiçi dhe u zhdukën drejt hiçit.

3. Laplanderët

Enthnos, që quhet edhe Lapps, është të paktën 5000 vjeçar. Shkencëtarët ende kanë mosmarrëveshje mbi origjinën e tyre, disa thonë se ata janë Mongoloidë, të tjerë këmbëngulin se janë paleo-evropianë. Gjuha e tyre besohet se i përket grupit të gjuhëve Fino-Ugrike, por ata kanë dhjetë dialekte të gjuhës Lappish – të ndryshme mjaftueshëm, për t’u quajtur të pavarur. Ndonjëherë ata me zor kuptojnë edhe njëri-tjetrin!

4. Prusianët

Origjina e tyre në vetvete është gjithashtu një mister. Eshtë përmendur së pari në shekullin e IX, në shënimet e një tregtari anonim dhe më vonë në kronikat polake dhe gjermane. Gjuhëtarët gjejnë analogji në gjuhë të ndryshme indo-evropiane dhe besojnë se origjinën e shohin tek sanskritishtja, kur purusa domethënë “njeri”. Nuk dihet shumë në lidhje me gjuhën e tyre. Autoktoni i fundit vdiq në vitin 1677, ndërsa murtaja e viteve 1709-1711 vrau prusianët e fundit në vetë Prusinë. Në shekullin XVII filloi historia e Prusianizmit dhe Mbretërisë Prusiane, banorët e të cilës kishin pak gjëra të përbashkëta me prusianët origjinalë balltikë.

5. Kozakët

Prejardhja e tyre është gjithashtu e paqartë. Atdheu i kozakëve mund të jetë në Kaukazin Verior, ose në Detin Azov, ose në perëndim të Turkestanit …Gjenealogjinë e tyre mund të shkojë sërish tek Skithianët, Alanët, Çerkezët, Khazarët, Gotët, apo Brodnikët. Çdo version ka mbështetësit e vet me argumente respektive. Kozakët e sotëm përfaqësojnë një komunitet shumëetnik, por atyre u pëlqen të theksojnë se janë një popull i veçantë.

6. Parsi

Parsi – një grup etnofetar pasuesish të  Zoroastrizmit në Azinë Jugore, e kanë origjinën nga Irani. Sot popullsia e tyre arrin në më pak se 130 mijë njerëz. Parsi kanë tempujt e tyre dhe të ashtuquajturat “kullat e heshtjes” për të varrosur të vdekurit (kufomat çukiten nga shpendë grabitqarë). Ata shpesh herë janë krahasuar me çifutët, të cilët gjithashtu ishin të detyruar që të linin atdheun e tyre dhe të cilët ndjekin përpikmërisht kultet e tyre. “Lidhja e Iranit” në Indinë e fillimshekullit XX propagandonte kthimin në shtëpi të Parsive, që ngjante shumë me sionizmin e hebrenjve.

7. Hutsulsët

Eshtë ende e diskutueshme se çfarë kuptimi ka  fjala “Hutsul”. Disa shkencëtarë mendojnë se etimologjia e fjalës është e lidhur me fjalën moldave “Götz” ose “gutz” (“bandit”), të tjerët besojnë se në origjinë është fjala “kochul” (“bari”). Hutsulsët janë quajtur ndonjëherë malësorë ukrainas. Ata kanë tradita të forta mashtrimi dhe kanë shtrigat e tyre shumë të respektuara, të bardha e të zezë.

8. Hitejtë

Shteti i Hitejve ishte shumë i fuqishëm në hartën gjeopolitike të botës së lashtë. Këta njerëz ishin të parët që krijuan një kushtetutë, që përdornin karroca me kuaj dhe nderonin shqiponjën me dy krerë. Por ne nuk dimë shumë rreth tyre. Ata kishin mbretër, por ne nuk mund të jemi të sigurt se kur, me saktësi. Kronologjia nga Hitejtë është e njohur nga burimet e fqinjëve të tyre, por kjo nuk i përgjigjet pyetjeve se ku u zhdukën. Një shkencëtar gjerman, Johann Lehmann ka shkruar në librin e tij që ata ishin zhvendosur në veri dhe u asimiluan prej fiseve gjermanike. Por ky është thjeshtë një tjetër version.

9. Sumerët

Duhet të jetë një nga popujt më misteriozë në botën e lashtë. Ne nuk dimë asgjë për origjinën dhe gjuhën e tyre. Një numër i madh i homonimesh lejon të supozojmë se ajo ishte një gjuhë politonike (si gjuha kineze moderne), kjo do të thotë se kuptimi i asaj që thuhej, varej nga toni. Sumerët ishin mjaft të avancuar – u bënë të parët në Lindjen e Afërt që përdorën një rrotë, krijuan një sistem të ujitjes dhe shkrimin e tyre të veçantë. Përveç këtyre, ata ishin mbresëlënës në matematikë dhe astronomi.

10. Etruskët

Ata erdhën në histori në mënyrë të beftë, ashtu sikurse dhe u zhdukën. Arkeologët bien dakord që ata jetonin në veri-perëndim të gadishullit Apenin dhe krijuan një qytetërim tepër të zhvilluar atje. Ata themeluan qytetet e para italiane dhe ndoshta numrat romakë janë meritë e tyre.

Ata ndoshta mund të jenë rivendosur në lindje dhe kanë qenë themeluesit e etnosit sllav. Gjuha e tyre ka shumë të përbashkëta me ato sllave. Të paktën kështu thotë një nga versionet.

11. Armenët

Origjina e armenëve është një mister gjithashtu. Ka shumë versione. Disa shkencëtarë i lidhin armenët me popullin e shtetit të lashtë Urartu, por komponenti gjenetik i Urartianëve është i pranishëm në kodin armen, ashtu si edhe komponentë gjenetikë të Hurrianëve dhe libianëve, për të mos përmendur proto-armenët. Versione grekë të origjinës ekzistojnë gjithashtu, sipas “Hipotezës së Hajasas”(teoria sipas së cilës shteti Hajasa është atdheu i armenëve). Shumica e shkencëtarëve këmbëngulin tek migrimi i përzierë, si hipotezë për etnogjeninë armene.

12. Ciganët

Sipas hulumtimeve gjuhësore dhe gjenetike, paraardhësit e ciganëve u larguan nga territori i Indisë në sasi që nuk tejkalonte 1000 njerëz. Sot ka rreth 10 milion ciganë në botë. Në mesjetë evropianët besonin se ciganët ishin egjiptianët. Fjala “evgjit” në vetvete është një derivat nga “egjiptian”. Letrat tarot, konsideruar copëza e fundit e kultit të perëndisë egjiptiane Thoth, u sollën në Evropë nga romët. Ata jo më kot quheshin “Fisi i Faraonit”. Evropianët tronditeshin prej traditës cigane të balsamosjes së të vdekurve dhe varrosjes në kripte, me çdo gjë që mund të kërkonte një jetë tjetër. Kjo traditë e tyre është ende gjallë.

13. Hebrenjtë

Një nga kombet më misterioze! Vetë ideja e hebrenjve, ka qenë më shumë kulturore se sa etnike. Eshtë konsideruar se hebrenjtë janë krijuar nga Judaizmi, jo e kundërta. Ka shumë mistere të lidhur me hebrenjtë. Në fund të shekullit të VIII B.C. 5/6 (10 nga 12 të të gjitha racave) e hebrenjve u zhdukën. Ku? Kjo është një pyetje e madhe! Ka një version, që Skithianët dhe Cimerianët ishin paraardhësit e finlandezëve, francezëve, belgëve, holandezëve, irlandezëve, uellsianëve – pothuajse të gjithë popujt e Evropës …

14. Guankët

Guankët janë banorë vendës të ishujve Kanarie. Nuk dihet se si ata arritën në ishujt e Tenerifes – nuk kishin patur flotë, nuk dinin asgjë për lundrimin. Lloji i tyre antropologjik nuk korrespondon me rajonin ku ata jetonin. Shumë mosmarrëveshje janë shkaktuar nga piramidat drejtkëndëshe në Tenerife – atu u ngjajnë piramidave të Majave dhe Aztekëve në Meksikë. Askush nuk e di kur dhe pse ato janë ngritur.

15. Khazarët

Ajo që ne dimë për Khazarët është thënë nga fqinjët e tyre. Ata vetë nuk kanë lënë praktikisht asgjë. Shfaqja e tyre ishte e papritur, ashtu si edhe zhdukja. Historianët ende nuk kanë informacione të mjaftueshme në lidhje me Khazarian dhe gjuhën e folur nga ana e Khazarëve. Shumë versione, por nuk ka qartësi.

16. Baskët

Mosha, origjina dhe gjuha e baskëve janë një mister i historisë moderne. Gjuha baske, Euskara, besohet të jetë e vetmja gjuhë e mbetur para-indo-evropiane që nuk i përket ndonjë grupi të gjuhëve që ekziston sot.

Sipas hulumtimit të National Geographic bërë në vitin 2012 të gjithë baskët kanë një grup të gjeneve që janë shumë e shumë të ndryshme nga ato të popujve të tjerë rreth tyre.

17. Kaldeasit

Kaldeasit jetuan në fund të mijëvjecçarit II – fillim të mijëvjeçarit I para Krishtit në Mesopotaminë Jugore dhe Qendrore. Në 626-538 para Krishtit, një dinasti e Kaldeasve sundoinë Babiloni, ku themeloi Perandorinë Neo-Babilonase. Kaldeasit janë ende të lidhur me magjinë dhe astrologjinë. Në Greqi dhe Romën e lashtë priftërinjtë paganë dhe astrologët babilonas thirreshin Kaldeas. Ata parashikuan të ardhmen për Aleksandrin e Madh dhe pasardhësit e tij.

18. Sarmatianët

Herodoti i quante “kokë-pangolinë”, M. Lomonosov besonte se ishin paraardhësit e sllavëve, fisnikët polakë mendonin se ishin pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë. Sarmatianët lanë shumë e sekrete. Ndoshta ata kishin matriarkat, disa shkencëtarë supozojnë se kokoshnika ruse u shpik nga Sarmatianët. Këta njerëz kishin një traditë të deformimit artificial të kafkës, që bëri që njerëzit të kishin koka në formë veze.

19. Kallashët

Popull i vogël që jeton në veri të Pakistanit, në malet Hindu Kush. Janë ndoshta populli më i bardhë i Azisë. Mosmarrëveshjet për ta nuk janë ndaluar asnjëherë. Vetë kallashët këmbëngulin se kanë lidhje me Aleksandrin e Madh. Gjuha e tyre është atipike nga pikëpamja e fonologjisë, ka një strukturë bazë të sanskritishtes. Pavarësisht përpjekjeve për islamizim, shumë prej kallashëve i përmbahen politeizmit.

20. Filistejtë

Ideja moderne e “Palestinës” e ka origjinën nga Filistia. Filistejtë janë popujt më misteriozë që përmenden në Bibël. Vetëm ata dhe HItejtë e njihnin teknologjinë e prodhimit të celikut dhe shënuan fillimin e EPokës së Hekurit. Sipas Biblës, filistejtë e kanë origjinën nga Ishulli i Kretës, ndonëse disa historianë i lidhin filistejtë me pellazgët. Origjina kretane e filistejve konfirmohet nga dorëshkrimet egjiptiane dhe zbulimet arkeologjike. Nuk dihet se ku u zhdukën, me shumë gjasa u asimiluan prej popujve të Mesdheut Lindor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat