Ndjente diçka të çuditshme gjatë seksit, 28-vjeçarja zbulon të vërtetën e rëndë

Ndryshe

Ndjente diçka të çuditshme gjatë seksit, 28-vjeçarja zbulon të vërtetën e rëndë

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 21:00
Foto

Një 28-vjeçare ka shpëtuar mrekullisht nga kanceri, pasi e ka kapur në kohë si sëmundje. Ellie Taylor-Davis ka rrëfyer përballjen e saj me këtë sëmundje dhe sot ajo kërkon të sensibilizojë edhe femrat e tjera. Vajza kishte ndjerë simptomat e para të sëmundjes serioze gjatë momenteve intime me të dashurin dhe më vonë e kishte zbuluar sëmundjen pas një vizite tek gjinekologu.

Ajo thotë se fillimisht kishte ndjerë diçka të çuditshme gjatë marrëdhënies seksuale, një fakt ky që e bëri të niste kërkimet në internet dhe më pas t’i drejtohej gjinekologut.

28-vjeçarja zbuloi se kishte një tumor 16 centimetra në vezore. E tmerruar pasi mësoi se ç’po ndodhte me të ajo iu nënshtrua një operacioni për heqjen e tumorit që për pak po i prekte organet e tjera dhe tashmë po shërohet.

Pas kësaj, Ellie vendosi të ndante historinë e saj për të sensibilizuar gratë e tjera mbi kancerin ovarian.

“Unë kurrë nuk do ta kisha kuptuar se diçka po më ndodhte nëse nuk do ta kisha ndjerë atë cist. Seksi më ka shpëtuar jetën dhe jam shumë me fat që jam ende këtu”,- ka thënë ajo duke kërkuar nga femrat e tjera që të mos i lënë pasdore shqetësimet e tilla, pasi mund të jetë shumë vonë dhe nuk do kenë të njëjtin fat si ajo.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat